oLTi@NeT

Mirė Se Vini ne oLTi@NeT Froum
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhjetė sportistėt mė tė mirė shqiptarė tė vitit 2008

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ThE.DiNNo
Anėtar 20%
Anėtar 20%


Numri i postimeve : 171
Vendii : N'PC
Registration date : 27/12/2008

MesazhTitulli: Dhjetė sportistėt mė tė mirė shqiptarė tė vitit 2008   Sat Dec 27, 2008 12:21 pm

1. Romela Begaj (peshėngritje)
Ka lindur nė Tiranė, mė 2.11.1986. Rezultatet e larta tė Romela
Begajt nė kėtė 4-vjeēar olimpik nisin qė nė vitin 2005. Por sigurisht
suksesi i saj mė i madh, qė e klasifikon nė vendin e parė nė top-listėn
e sportistėve mė tė mirė, ėshtė ai i arritur nė Lojėrat Olimpike “Pekin
2008″, ku Romela Begaj renditet nė vendin e 6-tė nė peshėn 58 kg. Ky
rezultat ėshtė mė i miri i arritur nga ekipi ynė nė kėtė olimpiadė. Por
ndėr rezultatet mė tė mira tė Begajt mund tė pėrmendim titullin
nėnkampione Europe pėr tė reja nė vitin 2005, medalje bronzi nė
Kampionatin Botėror pėr tė rinj nė vitin 2006, medalje argjendi nė
vitin 2007 nė Kampionatin Europian pėr tė rritur nė Strasburg (Francė)
dhe nė vitin 2008 medalje ari, argjendi dhe bronzi nė Kampionatin
Europian pėr tė rritur nė Itali. Fiton pėr herė tė parė nė anketėn “10
sportistėt mė tė mirė”.

2. Arjan Beqaj (futboll)

Portieri Arjan Beqaj ka lindur mė 20.08.1976 nė Prizren. Prej mė shumė
se dy vitesh ai luan pėr ekipin qipriot, Anorthosis Famagusta. Gjatė
kėtij viti ai ka arritur shumė me kėtė ekip, ku fillimisht fitoi
titullin kampion nė Qipro, e mė pas u paraqit denjėsisht nė grupet e
Ligės sė Kampioneve. Beqaj, disa herė ka qenė heroi i Anorthosisit nė
ndeshjet e kėtij kompeticioni tė rėndėsishėm. Ai ėshtė pjesė e
padiskutueshme e ekipit kombėtar, ku ka disa vite qė ėshtė titullar i
saj. Ky vit pėr tė mund tė cilėsohet kulmi i karrierės. E fiton pėr
herė tė…. kėtė anketė.

3. Lorik Cana (futboll)
Ka lindur mė 27.07.1983 nė Prishtinė. 25 vjeēari vazhdon tė
paraqitet me sukses nė radhėt e Olimpikut tė Marsejės, ekip tė cilit i
ėshtė bashkuar qė nė gusht tė vitit 2005. Ai ėshtė prej dy sezonesh
kapiten i ekipit francez. Mė shumė ka luajtur nė pozicionin e
mesfushorit, por herė pas here, ashtu si nė kombėtare, edhe te Marseja,
ka bėrė mė sė miri qendėrmbrojtėsin. Pa diskutim ėshtė njė nga talentet
mė tė mėdha tė futbollit shqiptar dhe njė nga mė tė rėndėsishmit nė
ekipin kombėtar, e natyrisht te Marseja. Lorik Cana e fiton pėr herė tė
pestė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė”.

4. Erkand Qerimaj (peshėngritje)
Ka lindur nė Shkodėr, mė 10.08.1988. Rezultatet mė tė mira tė kėtij
sportisti nė 4-vjeēarin olimpik janė titulli nėnkampion Evrope pėr tė
rinj pėr tri vite radhazi, 2005-2006-2007. Ėshtė pjesėmarrės nė
Kampionatin Evropian pėr tė Rritur tė kėtij viti, ku arriti rezultatin
mė tė lartė nga gjithė ekipi ynė i meshkujve, duke fituar dhe tė
drejtėn e pėrfaqėsimit pėr herė tė parė nė Lojėrat Olimpike “Pekin
2008″. Nė kėtė eveniment Qerimaj, mes njė konkurrence tepėr tė fortė,
arriti tė renditej nė vendin e 13-tė nė peshėn 77 kg. Por nė karrierėn
e tij Erkand Qerimaj mban disa rekorde evropiane pėr tė rinj dhe njė
titull nėnkampion bote po pėr kategorinė e tė rinjve. Erkand Qerimaj e
fiton pėr herė tė katėrt anketėn “10 sportistėt mė tė mirė”.

5. Klodian Duro (futboll)
Klodian Duro lindi mė 21 dhjetor tė vitit 1977 nė Elbasan, ku dhe
nisi karrierėn e tij si futbollist. Mesfushori i kombėtares ėshtė
shpallur disa herė kampion me Tiranėn, ndėrsa aktualisht po aktivizohet
me shumė sukses te ekipi qipriot, Omonia Nikosia. Duro, edhe pse luan
si mesfushor, nė Qipro ka gjetur veten kėtė sezon, duke shėnuar disa
gola, madje nė Kupėn UEFA realizoi ndaj ekipeve tė tilla, si Manēester
Siti dhe AEK. Pėrveē prezantimit tė mirė qė ka bėrė me klubet ndėr
vite, 31-vjeēari gjithnjė ka qenė njė lojtar i rėndėsishėm pėr
kombėtaren. E fiton anketėn pėr herė tė ……

6. Elis Guri (mundje)

Ka lindur nė Shkodėr, mė 6.07.1983. Ėshtė sportist i mundjes klasike
(greko-romake) nė peshėn 96 kg. Suksesi i tij mė i madh shėnohet sė
pari nė Kampionatin Europian tė kėtij viti, qė u zhvillua nė Finlandė,
ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes sė bronzit nė peshėn 96 kg. Por
dhe nė Kampionatin Botėror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti nė peshėn
96 kg, duke fituar tė drejtėn e pėrfaqėsimit me kualifikim nė Lojėrat
Olimpike “Pekin 2008″. Si pjesėmarrės pėr herė tė parė nė njė
olimpiadė, Guri renditet nė vendin e 8-tė, duke shėnuar dhe rezultatin
e dytė mė tė mirė tė arritur nga kuqezinjtė tanė. Tė tjera rezultate tė
Gurit mund tė pėrmendin vendi i 7-tė nė Lojėrat Mesdhetare “Almeria
2005″, medalje argjendi nė turneu botėror Trofeu “Milone 2006″. E fiton
pėr herė tė parė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė”.

7. Vioresin Sinani (futboll)
Ka lindur mė 4 nėntor tė vitit 1977 nė Shkodėr. E nisi karrierėn me
Vllazninė, ku dhe ėshtė shpallur kampion. Aktualisht, ai vazhdon tė
luajė me ekipin shkodran dhe gjithnjė ėshtė dalluar si golashėnues.
Kėtė sezon, sulmuesi e ka ndihmuar ekipin e tij tė zemrės, qė ėshtė
shpallur kampion dimri. Nė karrierėn e tij, Sinani ėshtė thirrur edhe
disa herė me kombėtaren, por ndoshta shansi i keq apo vėmendja jo e
shumtė e trajnerėve ndaj tij, kanė bėrė qė tė mos tė aktivizohet. Ai ka
edhe dy eksperienca jashtė, me kroatėt e Varteksit dhe turqit e
Kaisersporit. E fiton anketėn pėr herė tė…

8. Ervin Skela (futboll)

Ka lindur nė Vlorė mė 17.11.1976. Pas njė eksperience tė shkurtėr nė
Serinė A me Ascolin, fantazisti kuqezi kaloi te Energie Cottbus nė
janar tė vitit 2007. Qė prej kėsaj periudhe, 32 vjeēari ėshtė njė lider
tek ekipi gjerman, teksa golat qė ai shėnoi nė fundin e sezonit tė
kaluar, rezultuan decizivė pėr qėndrimin nė Bundesligė. Ėshtė pa dyshim
njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm te Cottbusi, por gjithashtu nė
kombėtare. E ka treguar gjithnjė veten me lojėn qė ka zhvilluar, duke u
bėrė gati i pazėvendėsueshėm te kuqezinjtė. E fiton kėtė anketė pėr
herė tė …

9. Sahit Prizreni (mundje)

Ka lindur nė Kukės, mė 23.02.1983. Ėshtė sportist i mundjes sė lirė nė
peshėn 62kg. Suksesi mė i madh i kėtij sportisti shėnohet nė shtator tė
vitit 2007, ku nė Kampionatin Botėror qė u zhvillua nė Azerbajxhan,
Sahit Prizreni renditet i treti nė botė nė peshėn 62 kg, duke fituar
medaljen e bronzit. Ky ėshtė suksesi mė i madh nė historinė e mundjes
shqiptare. Me kėtė rezultat Prizreni arrin tė fitojė tė drejtėn e
pėrfaqėsimit me kualifikim nė Lojėrat Olimpike “Pekin 2008″, ndėrkohė
qė nė pėrfaqėsimin e tij tė parė nė “Athinė 2004″ ai shkon me ftesė si
sportisti mė i mirė shqiptar. I rikthehet ekipit kombėtar pas njė
largimi 2-vjeēar drejt Amerikės, ku me ekipin e Nju-Jorkut arrin tė
fitojė 3 herė medaljen e artė tė Turneut Ndėrkombėtar “Dave Schultz”. E
fiton pėr herė tė parė anketėn “10 sportistėt mė tė mirė”.

10. Daniel Godelli (peshėngritje)

Ka lindur nė Elbasan, mė 10.01.1992. Ai ėshtė talenti mė i ri i
peshėngritjes. Suksesin mė tė madh e ka shėnuar kėtė vit nė Kampionatin
Evropian pėr tė Rinj, qė u zhvillua nė Shqipėri nė qytetin e Durrėsit,
ku Godelli fiton 3 medalje ari. Por njė sukses tė tillė Daniel Godelli,
peshėngritėsi nga Peqini, ka arritur ta regjistrojė edhe nė Kampionatin
Evropian U 17, qė u zhvillua po kėtė vit nė Amiens tė Francės. Nė kėtė
kampionat, Godelli ėshtė shpallur Kampion i Evropės nė stilin e
shkėputjes, duke arritur tė ngrejė plot 118 kg. Mė pas, talenti 17
vjeēar i shtangės ka arritur tė fitojė edhe medaljen e arit nė stilin i
shtytjes, duke ngritur plot 145 kg, e duke mahnitur tė gjithė. Ėshtė
shpallur njėkohėsisht edhe kampion i Evropės nė dygarėsh me 263 kg.
/Sporti Shqiptar/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dhjetė sportistėt mė tė mirė shqiptarė tė vitit 2008
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
oLTi@NeT  :: Tool Box :: Sporti-
Kėrce tek: